Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për arsim do të ndahen 6.5 milionë euro për të kompletuar shumën e nevojshme për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.
Kështu tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, shkruan Arbresh.info.
“Për arsim do të ndajmë 6.5 milionë euro për të kompletuar shumën e nevojshme për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Pra, edhe këtë vit do të subvencionojmë tekstet mësimore për nxënësit e shkollave. Përkushtimi ynë në sigurimin e arsimit të barabartë dhe të qasshëm për të gjithë është i palëkundur.”, ka thënë ai.
Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bëri të ditur se subvencionimi me tekste shkollore do të bëhet si vitin e kaluar.
Në një konferenc për media, Nagavci tha se përmes aplikacionit E-Kosova nga nesër prindërit duhet të aplikojnë që të furnizohen.
“Nxënësit do të furnizohen me tekste shkollore sikur vitin e kaluar përmes platformës që është transparente dhe të aplikojnë, do të mundohemi që të mos kemi keqpërdorime që kanë ndodhur si vitin e kaluar”, tha ministrja.
Po ashtu ajo tha, se kanë pranuar ankesa se disa nuk kanë marrë rimbursime për tekste dhe kjo mund të ketë ndodhur se nuk kanë aplikuar si duhet./Arbresh.info/
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...