Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, i udhëhequr nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, Behar Selimi, pritën në takim shefin e stafit të KFOR-t, Aemal Bahadur, me të cilën folën për situatën e përgjithshme të sigurisë, në veçanti për gjendjen e sigurisë kibernetike.
Zëvendësministri Behar Selimi dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike e njoftuan për ta arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me sfidat me të cilën përballen sa i përket gjendjes së sigurisë kibernetike në Kosovë.
Në këtë takim me zyrtarin e lartë të NATOS u bisedua edhe për gjetjen e bashkëpunimit në rritjen e sigurisë në këtë fushë. Të dy palët dakorduan se së shpejti do të vijë një eksperte e NATO-s në Kosovë, për të vlerësuar nevojat për mbështetje nga NATO./Arbresh.info.
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...