Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ia ka tërhequr vërejtjen Kosovës për themelimin e ushtrisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Prishtinën zyrtare se do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.
Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaftë të papërshtatshëm” dhe se nuk janë respektuar procedurat. Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s. Dhe, mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, ka thënë ai.
Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes tri ligjeve që pritet të miratohen në Kuvend më 14 dhjetor.
Lidhur me këto synime, kreu i NATO-s ka tërhequr vërejtjen se nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë “NATO do të shqyrtojë angazhimin e saj rreth Kosovës”.
I pyetur se për çfarë pasoja bëhet fjalë, Stoltenberg ka deklaruar se vendimet i takojnë Këshillit të Aleancës Veriatlantike, si organi më i lartë i NATO-s.
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...