Natali Veliajt nuk po i refuzohet vetëm lirimi me kusht. Sipas mbrojtësit të saj, avokatit Ramë Dreshaj, Shërbimi Korrektues i Kosovës, konkretisht Qendra e Paraburgimit në Lipjan po ia mohon asaj të drejtën e shfrytëzimit të pushimit në fundjavë.
Sipas avokatit Ramë Dreshaj arsyeja e refuzimit të pushimit të saj në vikend është absurde.
“Ja kemi prezantuar drejtorisë së Shërbimit Korrektues të Kosovës me vërtetim të noteri se Velija ka të dashurin e saj në Kosovës, por si duket ata duan fotografi në momente intime që të besojnë se ata dy janë bashke. Ata vazhdimisht ia refuzojnë pushimin me pretendimet se ajo nuk e ka familjen në Kosovë.
Ndryshe, Velija, e cila vuan dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ishte arrestuar në nëntor të vitit 2012 nga policia e Eulex-it, pasi dyshohej se si pronare e firmës “Consulting EU Sh.p ,kishte përvetësuar rreth 1, 4 milion euro, mjete këto që do të duhej t’ia transferonte ndërmarrjes austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), e cila kishte prodhuar pasaportat e Kosovës.
Që nga ajo kohë, e deri tash janë bërë më shumë se katër vjet nga qëndrimi i saj prapa grilave.
Në dhjetor të vitit 2014, pas një procesi gjyqësor, Velija dënohet nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 12 vjet burgim, dënim ky i cili u zbrit nga Gjykata e Apelit në 8 vjet burgim dhe gjobë prej 25mijë eurove.
Ajo akuzohej nga një prokuror i Eulex-it në kuadër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për nëntë vepra penale, përfshi krimin e organizuar, pastrimin e parave, vjedhjen e rëndë, mashtrimin, shmangien nga tatimi, shpërdorimin, keqpërdorimin e besimit, falsifikimin dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.
Përveç saj, në këtë rast ishte dënuar edhe bashkëpunëtori i ngushtë e Veliajt, Fisnik Blakaj, i cili nga 11 vjet sa ishte dënuar nga shkalla e parë, ky dënim i ishte zbritur në 6 vjet nga Apeli dhe gjobë prej 25 mijë eurove.
Dënimit nuk u kishin shpëtuar as vëllai i Fisnikut, Betim Blakaj, i cili ishte dënuar më 1 vit burgim dhe 3.000 euro gjobë, Ergyn Dogani me 5 vjet burim dhe 15 mijë euro; Imer Fazlia me 2 vjet burgim dhe gjobë prej 8.000 eurosh, kurse Nazmi Thaçi me 1 vit burgim dhe 5.000 euro gjobë.
Ndërkaq, Jakup Blakçori dhe Sefedin Shala ishin shfajësuar nga veprat penale, të cilat rëndonin mbi ta. /Arbresh.info/ Gita Lushi
Deklaratën e plotë rreth kësaj çështje mund ta dëgjoni nga minua 4:40
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...