Lëvizja Vetëvendosje sot e vazhdoi fushatën zgjedhore në komunën e Podujevës, ku shpalosi programin e saj. Para simpatizantëve, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, premtoi, siguri, begati, zhvillim ekonomik e mirëqenie për gjithsecilin.
Ai deklaroi se përmes bankës zhvillimore do t’i mbështesin prodhuesit vendor me 1 miliard euro, derisa premtoi edhe dyfishimin e bursave për studentë.
Siguri, begati, zhvillim ekonomik e mirëqenie për gjithsecilin ka premtuar kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti, para simpatizantëve të tij në qytetin e Podujevës.
Kurti deklaroi se përmes bankës zhvillimore do t’i mbështesin prodhuesit vendor me 1 miliard euro. Kurti po ashtu ritheksoi ndihmesën për biznese, investimet në arsim, përkrahjen e të rinjve, rritjen e pagës minimale, rritjen e pensioneve, si dhe investimet në infrastrukturën rrugore.
Ai tha se për secilin fëmijë nga 60 euro sa me shumë fëmijë aq e pran do ta keni shtetin. Kurti tha se bizneset do të kenë likuidet.
Kurti premtoi se buxhetin për bursat për studentët do ta dyfishojnë derisa deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje ka programin më të mirë për të ardhmen e Kosovës.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, tha se ka pasur dyfishim të buxhetit nga qeverisja e tij. Ai përmendi edhe terminalet doganore, si sukses duke thënë se ato janë bërë të shtetit.
Ai foli edhe për arsimin, duke premtuar se do të ndihmohet me sistemin dual të arsimit, ku do lidhen aftësimi profesional me tregun e punës./rtk
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...