Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për Xhabir Zharkun, ish-kryetarin e Kaçanikut, i cili u dënua me burgim për detyrim dhe armëmbajtje pa leje, e i cili pa vuajtur asnjë ditë nga dënimi sot u kthye në vendlindje – ku u prit si hero.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka treguar, nëpërmjet një lidhje telefonike, për pritjen që i është bërë Zharkut në Kaçanik.
Haradinaj ka thënë në “Pressing” se për Zharkun ka pasur festë në vendlindjen e tij.
“Ishte festë normale e shokëve të tij. Asgjë tjetër, festim. Në suaza të normales”, është shprehur ai.
“Mendoj se ka arsye për të festuar, se një luftëtari të lirisë iu bë padrejtësi nga EULEX’i”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka kujtuar se ndaj Zharkut janë ngritur akuza nga ish-prokurorja Maria Bamieh, që e ka cilësuar të dështuar misionin e EULEX’it në Kosovë.
Sipas Haradinajt, Zharku “ka parë që nuk ka drejtësi dhe ka shkuar në Suedi”.
“Ku është dëshmitari që ka dhënë dëshmi për të… Ku është ai person. Njëri prej dëshmitarëve”, ka pyetur ai.
Zharku, ka thënë Haradinaj, “ka bërë mirë që i ka ikur padrejtësisë”.
Sipas tij, Zharku “e mundi padrejtësinë”. Haradinaj ka thënë se po të ishte Zharku kriminel, Suedia nuk do ta strehonte.
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut