Në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga policia e Eulex-it, për më shumë se një orë.
Ndonëse po dyshohet se këto bastisjen janë duke u bërë në bazë të dyshimit se brenda objektit të OVL-së ka CD dhe USB të intervistuarve nga prokurorët e specializuar, nënkryetari i OVL-së, Nasim HAradinja thotë se nuk është e vërtetë.
“Jo brenda zyrëve të OVL-së nuk ka CD e USB, vec nëse i kanë dërgur ata vet”, tha ai në një përgjigje për arbresh.info.
Bëjmë te ditur se tashmë në zyre, policia e Eulexit ka filluar të dërgoj edhe pako të zbrazura që besohet të jenë për ti marr dokumentet e nevojshme.
Kujtojmë se ditë më parë në këtë zyre kanë ardhur shkresa të shumta nga persona anonim deri tash e që kanë të bëjnë më Gjykatën Speciale.
Zyrtarë të OVL-UÇk-së para mediave kanë thënë se janë duke u bastisur si në kohën e Jugosllavisë.
Tashmë në ndihmë ka ardhur edhe Policia e Kosovës./arbresh.info/
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...