Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, me gjasë në seancën e thirrur për të mërkurën, ku pritet të votohet demarkacioni me Malin e Zi do të jetë kundër.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetet sociale.
“Demarkacioni nuk duhet të kalon”, ka shkruar Hasani në Facebook, duke e bërë të ditur se vazhdon të jetë kundër kësaj marrëveshje.
Hasani vazhdimisht ka qenë kundër votimit të kësaj marrëveshje, madje edhe gjatë qeverisë së kaluar, kur udhëhiqte PDK dhe LDK.
Bashkë me Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015 do të ratifikohet në Parlament edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti kosovar dhe ai malazez, i cili saktëson se mund të bëhen përmirësime të shënimit të vijës kufitare nëse gjenden fakte të reja.

Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës