Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë vlera e koeficientit bazë për mësimdhënësit do të përcaktohet shumë shpejt nga Qeveria.
Ligji për Pagat është miratuar kohë më parë, por deri më tash ende nuk është bërë i ditur koeficienti bazë.
SBASHK-u ka deklaruar se nëse koeficienti nuk është mbi 120 euro, do ta kundërshtojë atë.
Megjithatë, ministrja ka thënë se nuk është në kompetencat e saj të përcaktojë këtë koeficient, teksa sipas saj sfidë mbetet ngritja e cilësisë së arsimit në vend.
“Vlera e koeficientit do të përcaktohet shumë shpejt në Qeveri. Nuk është në kompetencat e mia të plota të flasë për këtë, por besoj se koeficientit do të reflektojë edhe rritjen ekonomike. Sektori i arsimit është përfitues i të gjitha ndryshimeve dhe koeficienteve që janë planifikuar në Ligjin e Pagave. Por sfida mbetet ngritja e cilësisë në arsim e jo vetëm koeficientët”, ka deklaruar Nagavci në një intervistë për RTK.
Sa i përket grevave në arsim, ajo ka thënë se është mirë që SBASHK-u përfundimisht ka reflektuar dhe e ka deklaruar të mbyllur grevën dhe se tani duhet marrë mësim nga ajo periudhë e humbur.
“Besoj se diskutimet për greva pas gjithë atij mësimi të humbur në vitin e kaluar duhet të jenë të tejkaluara dhe duhet të diskutohet vetëm për mësimet që i kemi marrë dhe për punën që duhet bërë për të kompensuar për aq sa është e mundur humbjet e nxënësve”, ka shtuar ministrja.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...