Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka folur për situatën në veri të vendit.
Ajo ka sqaruar se nuk kanë raport zyrat nëse është ndërprerë mësimi, por që kanë informata se nuk po zhvillohet procesi mësimor.
Sipas saj, e gjithë kjo situatë po vjen si pasojë e organizmit të grupeve kriminale në atë pjesë.
“Aktualisht jemi në dijeni për situatën atje, sigurisht se jemi të informuar si kabinet qeveritar por edhe si institucione. Sa i përket asaj, nuk kemi pranuar raport zyrtar nëse është ndërprerë apo jo mësimi, por që kemi informata se atje nuk po zhvillohet procesi mësimor. Unë besoj se kjo është një ndër faktorët kryesor të gjendjes aktuale atje, jo nga nxënësit por nga grupet kriminale”, tha Nagavci./eo
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...