Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

22:22 | 26 Janar 2026
E.G

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka anuluar sot vendimin për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.

Ministrja në detyrë, Arbëria Nagavci ka thënë se MASHTI në bazë të kompetencave të saj, ka për obligim të sigurojë respektimin e legjislacionit në fuqi dhe në këtë linjë, për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes, kemi anuluar vendimin për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.

“Këshilli Drejtues obligohet që, pa vonesë, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për caktimin e ushtruesit të detyrës dhe shpalljen e konkursit. Si Ministri e Arsimit, mbesim të përkushtuar ndaj respektimit të legjislacionit dhe parimit të meritokracisë. Të gjitha shkeljet e adresuara në këtë vendim janë serioze dhe, për këtë arsye, do të procedohen më tej në organet kompetente”, ka shkruar Nagavci në Facebook./Arbresh.info