Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u deklarua disa herë mbi procesin e pajisjes me tekste shkollore me vendim të ri, për nxënësit që nisnin vitin e ri shkollor.
Anise mbi këtë çështje pati mjaftueshëm ankesa, Nagavci specifikisht është përgjigjur edhe për një shqetësim të prindërve të cilët fëmijët e tyre janë pesëvjeçarë, dhe sistemi nuk u pranon aplikimin për rimbursim mjetesh, transmeton klankosova.tv.
”Sa i përket rasteve kur nxënësit janë 5 vjeç, pagesa do të bëhet pas verifikimit të rasteve”, është shprehur ajo në një reagim të saj në Facebook.
Madje siç specifikon ministrja, për këtë arsye mundësia e aplikimit për subvencionim, mbetet e hapur deri në fund të muajit shtator.
”Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”.
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë