Ministrja e dorëhequr e Arsimit, Arbërie Nagavci komentoi letrën publike të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, drejtuar Albin Kurtit, duke e cilësuar si përpjekje për ta fituar me manovra politike atë që nuk e kanë arritur në zgjedhje.
Sipas saj, LDK po mundohet të pengojë konstituimin e Kuvendit për të fituar pozita që nuk i ka fituar në mënyrë demokratike.
“Edhe me letrën e fundit të zotit Abdixhiku, përveç të tjerash, u shpërfaq edhe e vërteta që atë që qytetarët nuk ju kanë dhënë, pra besimin për të qeverisur, ata po mundohen ta arrijnë në një rrugë tjetër, duke blloku konstituimin e Kuvendit”, deklaroi Nagavci në ATV.
Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese bindshëm në zgjedhje dhe ka marrë më shumë vota se çdo subjekt tjetër.
“Qytetarët ua kanë dhënë më së shumti besim. 42.5 për qind të votave. Ka qenë e qartë që Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka fituar më së shumti vota, më shumë sesa partia e dytë dhe e tretë së bashku. Kryeministri Kurti është kandidati që ka fituar më së shumti vota në historinë e zgjedhjeve në Kosovë”, theksoi ajo.
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...