Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar në lidhje me rastin e sotëm, ku nxënësit e komuniteteve janë lënë anash në festën e abetares, në një organizim në Pejë.
Nagavci thotë se shpreh shqetësimin e thellë për këtë rast dhe se të njëjtin do ta shqyrtojë me prioritet.
Postimi i plotë:
Si ministre e MASHTI shpreh shqetësimin e thellë për rastin e raportuar në medie si diskriminues për pjesëmarrjen e nxënësve nga komunitetet: rom, ashkalinj dhe egjiptas në aktivitetin e sotëm të Festës së Abetares, në Pejë!
Këtë rast që bie ndesh me organizimin gjithëpërfshirës, do ta shqyrojmë me prioritet që nesër, me DKA-në e Pejës.
Parimi i mosdiskriminimit është pjesë e politikave dhe veprimeve tona në vazhdimësi, prandaj duhet respektuar dhe zbatuar në të gjitha nivelet.
Si ministre, mësimdhënëse, nënë e qytetare, dënoj çdo formë diskriminimi, në çdo relacion, e posaqërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, te cilët duhet t’i rrisim me dashuri e barazi në çdo hap të jetës./arbresh.info/

Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...