Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të siguroj votat e mjaftueshme për Qeverinë Kurti 3 sot në Kuvendin e Kosovës, duke ua hedhur fajin partive opozitare.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci akuzoi PDK-në, LDK-në, AAK-në, NISMA-n dhe Listë Serbe, të cilës sipas saj, pamundësuan jetësimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve duke mos e votuar propozimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për Qeverinë e re, transmeton Arbresh.info.
Në propozimin e Kurtit, Nagavi e cila mban ende postin e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nuk u propozua për asnjë dikaster tjetër, madje as për një mandat të dytë në këtë ministri.
LEXO EDHE:
Postimi i plotë:
Lëvizja ka qenë dhe do të mbetet përherë me qytetarët, për të mirën e vendit, për drejtësi, për barazi e zhvillim. Qytetarët e dinë këtë, ata vlerësojnë integritetin e Kryeministrit Albin Kurti, guximin e tij, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij të palëkundur.
Falë Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrit Kurti, Qeverinë e Kosovës nuk e përcakton më Beogradi përmes Listës Serbe, ata nuk janë më faktorë në vendimmarrje.
Nuk ka më as marrëveshje koalicioni që në nenin e parë parashikojnë “… do të formohet Asociacionin brenda 3–5 muajsh”, siç ishte rasti me marrëveshjen PDK–LDK–Srpska.
Shteti nuk mund të dëmtohet për hir të pushtetit!
Sot, PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe, të gjithë bashkë, pamundësuan jetësimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve, pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3. Ky është skenar që e kemi parë edhe më herët, kur u rrëzua Qeveria Kurti 1.
Por, sa herë që përpiqen të na ndalin, ne dalim edhe më të fortë.
Vazhdojmë punën, angazhimin dhe përkushtimin për vendin tonë.Për zhvillim, për drejtësi, për Republikën!Kthim prapa s’ka.
Është koha e Albin Kurtit, është koha e VETËVENDOSJES!/Arbresh.info
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri