Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka folur pas publikimit tp aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka dhënë edhe 34 ditë afat për të vazhduar procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri.
Nagavci ka thënë se është koha për t’i lënë inatet dhe për ta zgjedhur presidentin e ri.
“Tashmë i kemi edhe 34 ditë për ta përfunduar procedurën për zgjedhjen e presidentit. Është një kohë kur duhet të gjitha inatet të largohen e ta zgjedhim presidentin”, ka thënë ajo në T7.
Sipas Nagavci, s’ka nevojë edhe për një palë zgjedhje të reja meqë thotë se rezultati pritet të jetë i njejtë.
“Besoj që vendit nuk i duhen edhe një palë zgjedhje të reja, e panevojshme dhe e padrejtë që të humbet kohë, aq më shumë që pritet që rezultati të jetë i njëjtë. Duhet një mobilizim e angazhim i të gjithë neve që të gjejmë mënyrën për të arritur një konsensus e ta votojmë presidentin e vendit”, është shprehur Nagavci.
LEXO EDHE:
Gjykata Kushtetuese: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 34 ditësh, vendi shkon në zgjedhje
Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...