Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar prindërit se nëse keqpërdorin mjetet që MASHT ua ka ndarë për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët, do të përballen me ligjin.
E ftuar në një prej televizioneve vendore, Nagavci ka thënë se për të shmangur keqpërdorimet, në formular secili prind apo kujdestar që aplikon konfirmon se mjetet do t’i shpenzoj për blerjen e teksteve sipas ligjit.
“Ne edhe për të siguruar që shmanget cdo keqpërdorim i mundshëm, në aplikim secili prind apo kujdestar që ka aplikuar ka konfirmuar se është prindi apo kujdestari i fëmijës për të cilin aplikon dhe se mjetet të cilat i ka marrë do t’i shpenzoj për të përmbushur obligimin sipas ligjit për blerjen e teksteve shkollore. Nëse këto mjete i shpenzon për diçka tjetër, do të përgjigjet sipas legjislacionit në fuqi. Pra secilli që i keqpërdor këto mjete, mbahet përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë Nagavci.
Ministrja ka përmendur shumën e parave që është shpenzuar ndër vite për tenderët për furnizim me tekste shkollore. Sipas Nagavcit, librat sivjet po shiten më lirë sesa që i janë shitur vitin e kaluar MASHT.
“Në vitin 2008, shuma e shpenzuar për tekste ka qenë mbi 2 milionë euro, vetëm një vit më pas ka qenë mbi 9 milionë, ndërkaq vitin e kaluar kanë qenë mbi 16 milionë. Ka pas rritje të çmimeve sidomos në vitin e fundit pas luftës në Ukrainë e pandemisë”, është shprehur ajo./Arbresh.info/
Kurti njofton se anija me ndihma të Kosovës në vlerë prej 50...
Limaj drejt protestës në Shkup: Do të çojmë mesazhe solidari...
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale