Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka mirëpritur ratifikimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto dy marrëveshje të iniciuara dhe të negociuara nga ministri Besnik Bislimi gjatë Qeverisë Kurti, janë ndihmë financiare për Kosovën, bizneset dhe qytetarët për tejkalimin e pandemisë.
Postimi i plotë:
Sapo u ratifikuan në Kuvendin e Kosovës dy marrëveshjet ndërkombëtare, njëra me Bankën Botërore dhe tjetra me BE-në. Këto dy marrëveshje të iniciuara dhe të negociuara nga ministri Besnik Bislimi gjatë Qeverisë Kurti, janë ndihmë financiare për Kosovën, bizneset dhe qytetarët për tejkalimin e pandemisë.
Dy marrëveshjet bashkë i sjellin Kosovës një mbështetje prej 146 milion euro.
Efektet e qeverisjes së mirë të Qeverisë Kurti janë momentet e vetme të rimëkëmbjes shtetërore. Kosovës i nevoitet një Qeverisje Alternative e LV!
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...