Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka njoftuar se ka nisur periudha e dytë e vitit shkollor, si dhe ka uruar të gjithë nxënësit e mësimdhënësit.
“Nga shkolla “Faik Konica” në Prishtinë përcolla urimet për mbarësi e suksese në periudhën e dytë të vitit shkollor për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit e stafin tjetër të përfshirë në procesin mësimor”, ka shkruar Nagavci.
Ajo ka kërkuar zbatimin e masave anti-Covid, duke potencuar faktin se mbarëvajtja e procesit mësimor varet nga të gjithë.
Postimi i saj i plotë:
Mbarëvajtja e procesit mësimor në këtë periudhë varet nga të gjithë ne.
Nga shkolla “Faik Konica” në Prishtinë përcolla urimet për mbarësi e suksese në periudhën e dytë të vitit shkollor për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit e stafin tjetër të përfshirë në procesin mësimor.
Mësimi ka filluar në të gjitha shkollat, janë bërë pregatitjet e duhura për të zbatuar masat kundër pandemisë. Por, nuk mjafton vetëm kaq. Ne, të gjithë së bashku, duhet t’i zbatojmë masat dhe rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë, sepse kështu e ruajmë shëndetin e të gjithëve dhe sigurohemi që shkollat të presin nxënësit për çdo ditë dhe me orar të plotë.
Mbarësi e suksese për të gjithë!
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...