Nacionalistët serbë, që i kundërvihen arritjes së një marrëveshjeje për Kosovën, kërkojnë mbajtjen e një referendumi mbi këtë çështje.
Qëllimi është të mblidhen 100 mijë firma, e pas kësaj kërkesa për referendumin të paraqitet në Parlament, i cili do të jetë i detyruar ta thërrase votimin popullor.
“Është e nevojshme të ushtrohet presion social dhe të parandalohet nënshkrimi i të ashtuquajturës marrëveshje ligjërisht detyruese, e cila praktikisht nënkupton heqjen dorë nga Kosova dhe Metohija”, i tha rrjetit investigativ “BIRN”, Mladen Obradoviç, njëri prej përfaqësuesve të nismës “Të ngrihemi për Kosovën”.
Presidenti Aleksandar Vuçiç e ka pohuar në disa raste kohët e fundit se komuniteti ndërkombëtar kërkon një ujdi ligjore mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton TCH.
“Nëse ne e firmosim do të marrim çdo garanci të mundshme, e ato që marrim nga Berlini janë njëkohësisht ato, të cilave u besoj më shumë”, pati deklaruar ai më 27 shkurt, pas një takimi me Kancelaren gjermane Angela Merkel.
Nga sa thuhet në faqen e internetit të kësaj nisme, referendumi ka fituar që tani mbështetje nga përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, juristë, kompozitorë, profesorë, veteranë lufte, gazetarë e të tjerë. Plani është që firmat të dorëzohen brenda datës 28 qershor, përpara festës së Vidovdanit, një ditë e shënuar kjo në kalendarin serb.
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA