Mysafirja e parë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ishte kampionia e xhudos Majlinda Kelmendi.
Osmani tha se është kënaqësi ta pres në zyrë dhe të bashkëbisedojnë për të ardhmen.
“Xhudistët tanë e kanë nderuar shtetin tonë e kanë lartësuar flamurin e Kosovës. Ka qenë rendësi për në që xhudistët që kanë qenë simbol për Kosovën, t’i pres në zyrën time që të bashkëbisedojmë për të ardhmen. Është e domosdoshme që shteti ynë të qëndrojë pranë tyre. T’i përkrah dhe ta shohim që flamuri ynë të valoj lart e më lart nëpërmjet fitoreve duke shpresuar që edhe tash e tutje do të na gëzoni pa masë”, tha Osmani.
Ndërkaq Kelmendi e uroi Osmanin për postin e ri dhe tha se është kënaqësi dhe privilegj të jetë mysafirja e saj e parë.
“Do të doja të uroja mbarësi në punë. Shpresoj se keni me qenë aty ku njerëzi kanë nevojë dhe kur kanë nevojë për ju. Shpresoj që keni me qenë bashkë me ne në Lojëra Olimpike, jemi pesë garues që e kemi normën”./EO/

Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...