Kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike me shefen ekzekutive të agjencisë qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), Dana J. Hyde, ku i është konfirmuar se Kosova është përzgjedhur për të përfituar përkrahje të fuqishme përmes granteve investuese nga kjo agjenci, e cila drejtohet nga sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-ve, John Kerry.
Vendimi i marrë në takimin e Bordit të MCC-së, do t’i mundësoj Kosovës financim në shumë sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
Grantet investuese disa vjeçare që do të përfitoj Kosova në kuadër të programit “Kompakt”, do të fokusohen në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, hapjen e vendeve të punës, fuqizimin shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit e shumë aspekte të tjera. Programi i asistencës do të përcaktohet ndërmjet Kosovës dhe MCC-së në periudhën në vazhdim, pas koordinimit ndërmjet ekspertëve.
Kreu i ekzekutivit, po ashtu, theksoi se përkrahja që do të ofrohet për Kosovën nga programi i MCC-së do të ketë impakte shumë të rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, qeverisjen e mirë dhe reformat në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, për luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë dikastereve të saj për të punuar në hartimin e planprogrameve për reformimin e sektorëve të ndryshëm për grantet e ofruara nga ky program.
Shefi Qeverisë gjithashtu, tha se përzgjedhja për herë të parë e Kosovës për asistencë nga MCC-ja është rezultat i punës së deritashme dhe progresit të arritur në shumë indikatorë, përfshirë luftën kundër korrupsionit, duke shprehur përkushtimin e mëtejmë të Qeverisë për fuqizimin e indikatorëve pozitivë të zhvillimit.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...