Një delegacion i kryesuar nga zëvendësministri i MPB-së, z. Nehat Mustafa, njëherit Koordinator Nacional i Strategjisë për Siguri Kibernetike, ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ku u prit nga z. Ali Krasniqi Menaxher i Departamentit të TIK të aeroportit.
Fillimisht zëvendësministri Mustafa njoftoi nikoqirët për punën që është duke u bërë në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe ngritjen e CERT-ve nga të gjitha institucionet përgjegjëse.
“Ngritja dhe përsosja e mekanizmave për mbrojtje nga sulmet kibernetike, është nevojë emergjente, prandaj edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës duhet që sa më shpejt të ngrisë dhe funksionalizoj CERT-in në aeroport, duke mos lënë anash edhe ngritjen e vetëdijes rreth rrezikut që ekziston nga sulmet kibernetike. MPB ofron tërë potencialin e vet për një koordinim sa më të mirë të bashkëpunimit”, theksoi Mustafa.
Ndërsa menaxher i Departamentit të TIK të aeroportit, z. Ali Krasniqi njoftoi për gjendjen e kënaqshme që është në aeroportin e Prishtinës sa i përket sigurisë kibernetike, investimeve që janë bërë e që pritet të bëhen, si dhe planifikimin që së shpejti të ngritët dhe të funksionalizimi i CERT-it. Ai Po ashtu njoftoi edhe për investimet dhe infrastrukturën që konzorciumi “Limak De Lion”, ka realizuar në infrastrukturën e TIK të aeroportit.
Në fund u arrit në kolaudimin se është e nevojshme që sa më parë të hartohet një listë e softuerëve të këqij, në mënyrë që të pengohet instalimi i tyre tek të gjitha institucionet e publike dhe private në Kosovës .
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!