Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është takuar më një delegacion të komunitetit goran të Kosovës, të cilët i ka uruar për Ditën e këtij komuniteti, që shënohet më 6 maj.
Kryeministri, ka vlerësuar angazhimet e përbashkëta të komuniteteve në ndërtimin e Republikës së Kosovës dhe ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për të përkrahur të gjitha komunitetet pakicë, përfshirë edhe atë goran, për integrimin e plotë në shtetin dhe në shoqërinë kosovare, njofton kabineti i tij.
Mustafa po ashtu ka vlerësuar se komunitetet pakicë janë tregues i harmonisë ndëretnike e ndërfetare, si dhe multikulturalizmit në Republikën e Kosovës.
Përfaqësuesit e komunitetit goran, të cilët kanë përfaqësuar një numër të organizatave joqeveritare, kanë shprehur angazhimet për fuqizimin e rolit të tyre në shtetin e Kosovës, duke shprehur edhe shqetësimet e tyre aktuale.
Ata kanë ftuar kryeministri që të vizitojë vendbanimet e tyre dhe që të ofrohet më shumë përkrahje e të fuqizohet bashkëpunimi me këtë komunitet./Arbresh.info/
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...
Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit të Ko...
Haxhiu: Kjo rrugë e nisur mbarë, nuk e meritonte të ndërprit...
Një breshkë e rrallë gjendet e ngordhur në bregdetin e Vlorë...
Mbreti Charles III kërkon vendosmëri të palëkundur për mbroj...
Minutat e fundit për presidentin, Murati del në foltore: Opo...