Kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa ka shkruar sot për njerëzit që mbajnë titullin “profesor” e “doktor”, për të cilët ka thënë se kjo nuk i bën të jenë gjithsesi të suksesshëm.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka theksuar se këtë ia ka mësuar shkollimi i tij në Harvard Business School.
Sipas Mustafës, njerëzit duhet të çlirohen nga mentaliteti i të besuarit për gjithçka që fshihet pas këtij titulli.
Lexoni postimin e plotë të Mustafës:
Sikur ‘Prof Dr’ te ishin te suksesshem ne lidership dhe menaxhment, Universiteti i Prishtines, do te kishte probleme me pak!
Shkollimi dhe pervoja ime ne Harvard Business School, me ka bindur edhe ma shume, qe te qenurit me tituj akademik, nuk te ben lider te suksesshem. Pervoja tregon qe zakonisht u mungon guximi i vendimmarrjes dhe preferojne statusquo-ne. Jane te prirur per komente e analiza me teper, por jo lidership, per kthim shprese e per vendime te medha.
Besoj qe duhet te çlirohemi nga ky mentalitet i ‘qoroditun’ i te menduarit dhe besuarit ne te gjithe ata qe fshihen pas titujve ‘Prof Dr’!!!
Republika don njerez karizmatik me pervoja praktike dhe “per toke”, e jo ideore e shkencore pa bazike!!!
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...