Pas protestave të qumështarëve, ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa.
Mustafa përmes një shënimi në Facebook ka thënë se ministria që ai drejton ka ngritur subvencionet për fermerët që kultivojnë gjedhe.
Ai thotë se sot Ministria e Bujqësisë ka plotësuar edhe kërkesën e fundit të sektorit të qumështit duke ndaluar importimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur.
Kujtojmë shumë fermerë të Kosovës tash e disa ditë janë duke e derdhur qumështin për shkak të mos mundësisë së dorëzimit të tij, si rezultat i përdorimit të madh të vajit të palmës në produktet e qumështit.
Postimi i plotë
– Që nga qershori kam takuar disa herë prodhuesit, grumbulluesit dhe përpunuesit e qumështit për të koordinuar gjetjen e zgjidhjes së tejkalimit të sfidave të tyre sivjet në mungesë të hotelierisë, organizimeve dhe diasporës. Kemi koordinuar edhe takime të përbashkëta me MTI-në dhe AUV-in.
– MBPZhR kemi rritë subvencionimin e lopëve & buallicave qumështore nga 70 në 85 euro dhe të deleve & dhive nga 15 në 20 euro. Me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike do i rrisim ende. Subvencionojmë litrën e qumështit sipas cilësisë: 6 cent Klasa Ekstra, 4 cent Klasa 1 dhe 2 cent Klasa 2. Ndër subvencionimet më të mëdha në rajon!
– Kërkesa kryesore e sektorit të qumështit është ndalimi i përdorimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit.
– Sot MTI ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të importimit dhe përdorimit të vajit të palmës në produkte të qumështit.
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës SHIQK
Fermerët Kosovar të Qumështit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Elita e futbollit rikthehet me duelin Gjilani-Dukagjini
SHBA njofton misione shtesë mes përshkallëzimit të konflikti...
Florentino Perez e ka gjetur trajnerin e përsosur për Real M...
Mbi gjysmë milioni gjoba të shqiptuara, ekspertët: Gjobat du...
Policia e Kosovës i “rrjep” qytetarët, shqiptoi mbi gjysmë m...
Spanja nis 500 ushtarë shtesë në Valencia teksa rriten kriti...