Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë thirrje që situata në Maqedoni të mos politizohet. Ai është referuar ditëve të fundit dhe tensioneve që kanë ndodhur në shtetin fqinj.
“Situata në Maqedoni nuk duhet politizuar, sepse janë organet kompetente që duhet ta vlerësojnë atë. Nuk mund të jap askush vlerësime të tilla se ka ndodhur diçka ng ndonjë grup i caktuar përderisa nuk ka të dhëna të sakta dhe unë dëshiroj që kjo çështje të mbetet çështje e vlerësimit të organeve kompetente që të shihet se çka ka ndodhur dhe të mos politizohet”, ka thënë Mustafa.
Shefi i Qeverisë këto komente i ka bërë në Lipjan, teksa ka takuar kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, dhe ka premtuar ndihmën e Qeverisë për këtë komunë në disa fusha.
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes