Për 17 vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës në fshatin Gllamnik të Podujevës bënë homazhe strukturat udhëheqëse të LDK-së, njofton Klan Kosova.
Mes tyre ishte Isa Mustafa, Arban Abrashi, Besa Gaxherri, Ismet Beqiri dhe Mirjeta Kalludra.
Ata vendosën lule te varri i Mustafës, ndërsa Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk është bërë shumë për zbardhjen e vrasjes se Xhemajl Mustafës, dhe se ata gjithmonë kanë kërkuar që kjo vrasje të zbardhet.
Mustafa tha se ka shpresa që Gjykata Speciale mund t’i zbardhë këto vrasje, por se ata nuk duhet t’i mbajnë shpresat vetëm tek ta, por edhe tek vendorët.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK