Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa priti sot në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, ku u bisedua për angazhimet e përbashkëta për fëmijët në Kosovë.
Duke vlerësuar rolin e deritashëm të UNICEF-it, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e gjithanshëm të mirëqenies së fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co foli për punën dhe projektet aktuale të UNICEF-it në Kosovë, duke falënderuar kryeministrin Mustafa për përkrahjen./Arbresh.info/
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision