Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se pas kthimit nga tretmani shëndetësor jashtë vendit, sot ka takuar tre nënkryetarët e partisë me të cilët ka biseduar për zhvillimet në LDK dhe në vend.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe për një periudhë kohore do të ketë nevojë t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik në Kosovë.
Postimi i Mustafës në Facebook:
“Sot, gjatë ditës, pata takim me nënkryetarët e LDK-së, z. Agim Veliu, z. Lutfi Haziri dhe z. Haki Rugova.
Biseduam për shumë çështje të zhvillimeve në LDK, për aktivitetet në terren dhe forcimin e rolit prijës të LDK-së në proceset aktuale në Kosovë.
Nënkryetarët e LDK-së kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës sa isha në rehabilitim shëndetësor jashtë vendit dhe vazhdojnë me këto aktivitete, ndërkaq po forcohet uniteti brenda LDK-së dhe organeve të LDK-së.
Unë edhe për një periudhe do të kem nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit fizioterapik në Kosovë.
Kam takuar, poashtu, edhe sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, z. Ismet Beqiri si dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, prof. Avdullah Hotin, me të cilin kemi biseduar për proceset aktuale në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Mustafa.
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli