Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa të mërkurën ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Përmes një komunikate thuhet se Kryetari Mustafa e ka njoftuar Lajçakun për qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut dhe se LDK-ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke.
Ndërsa thuhet se Lajçak vlerësoi që roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm.
Ndryshe, Lajçak sot ka bërë vizitë edhe tek selia e Lëvizjes Vetëvendosje./arbresh.info/



Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë
45 minuta të zjarrtë në “Etihad”, Donnarumma “fytyrë tragjik...