Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka theksuar se qëndrimi i subjektit të tij ka qenë dhe mbetet konsistent në lidhje me votimin e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës.
Ai bëri të ditur se LDK nuk do të votojë asnjë kandidat pa një marrëveshje paraprake politike, duke nënvizuar se bashkëpunimi duhet të bazohet në parime dhe jo në emra të caktuar.
“Nuk do të votojmë askënd pa marrëveshje paraprake. Kemi qenë të qartë dhe të qëndrueshëm që nga fillimi,” deklaroi Mustafa.
I pyetur për komentet që Donika Gërvalla, ministre në detyrë dhe kandidate e Vetëvendosjes për kryetare Kuvendi, kishte dhënë ndaj tij pas mungesës së mbështetjes në votim, Mustafa u përgjigj shkurt.
“E falënderoj Gërvallen për shpërfaqjen e saj të vërtetë. Unë në karrierën time nuk kam thënë asnjë koment të vetëm për të. Donika është Donikë”, tha ai. /Telegrafi/
Osmani: E ftova Papa Leonin XIV për vizitë, shpresojmë për n...
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...