Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Berisha pas ndarjes nga jeta të Rexhep Berishës, veprimtar i dalluar dhe babai i Heroit të Kosovës, Nuhi Berisha.
Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:
E nderuara Familje Berisha, Me dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Rexhep Berisha. Duke qenë babai i Nuhi Berishës, njërit prej heronjve më të mëdhenj të Kosovës në luftën për liri, Rexhep Berisha ishte njëkohësisht figurë emblematike e frymëzuese e Anamoravës dhe Kosovës në përpjekjet e popullit të Kosovës për realizimin e synimeve kombëtare. Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për Familjen Berisha, për Gjilanin e më gjerë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën Familja Berisha kontribuoi aq shumë. Lavdi!
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...