Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, u takua me deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.
Në një komunikatë për media të zyrës së kryeministrit thuhet se gjatë takimit u bisedua për proceset eurointegruese të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe avancimin e vazhdueshëm të zhvillimeve të tjera në Kosovë.
Kryeministri Mustafa, gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, theksoi se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret dhe rekomandimet për liberalizimin e vizave.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, përveç të tjerave, do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe qarkullim të shtuar ekonomik, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha kryeministri.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen tejet të madhe të Parlamentit Evropian dhe të eurodeputetes Lunacek.
Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, the ksoi mbështetjen e saj të mëtejshme për Kosovën, duke vlerësuar proceset në Kosovë.
Gjatë ditës në Bruksel, kryeministri Mustafa do të takohet edhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me komisioneren e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë / zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini dhe me presidentin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...