Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Vokrri dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Përmes një telegrami Mustafa ka thënë se ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit është humbje e pakompensueshme për futbollin, për sportin në përgjithësi dhe për shtetin e Kosovës.
“Fadil Vokrri ishte futbollist brilant, njeri i dashur, kryetar i FFK-së në kohën e anëtarësimit në UEFA e FIFA, duke pas rol vendimtar në kurorëzimin e suksesshëm të këtyre dy proceseve vendimtare për futbollin e Kosovës. Fadili ishte i respektuar në të gjitha instancat e futbollit evropian e më gjerë duke e ngrituar lartë imazhin e futbollit kosovar dhe duke i hapur të gjitha dyert për FFK-në”, thuhet në telegramin e Mustafes./arbresh.info/
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...