Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe BE-së nuk ndodh nëse bizneset e qytetarët e Kosovës janë të izoluar.
“Nuk shohim asnjë arsye që BE-ja nuk dëshiron vetëm qytetarët e Kosovës që të mos mund të lëvizin pa viza”.
“Nëse dikush na tregon se ne dallojmë nga qytetarët tjerë në Ballkan atëherë në rregull por këtë nuk mund ta bëjë askush”
Kreu i ekzekutivit para ministrave të kabinetit të tij në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se ka takuar edhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
” Ai tha se ky dokument nuk është përfundimtar dhe ka të bëjë me zgjerim”.
“Ne mund të jetojmë edhe pa liberalizim por më keq se të tjerët”.
“Nuk duhet të kete standarde të dyfishta nga BE-ja”
” Te bëjmë apel që BE-të jetë e drejtë në këtë proces” ka shtuar numri një i Qeverisë.
Mustafa ka potencuar më tutje se Kosova ka punuar dhe beson se vitin e ardhshëm qytetarët e saj do të udhëtojnë pa viza.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C