Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë gjatë seancës së sotme të Kuvendit se Qeveria e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për të nisur mbledhjen e premiumeve për sigurimet shëndetësore.
Mustafa tha gjatë interpelancës së tij në lidhje me sigurimet shëndetësore se mbledhja e premiumeve do të nis më 1 korrik të këtij viti dhe pritet të zgjas deri në 3 muaj, shkruan arbresh.info.
Në mbledhjen e Qeverisë të datës 23 dhjetor të vitit 2016 kemi konstatuar se pjesa më e madhe e punëve janë kryer dhe janë përmbushur shumica e kushteve të parapara me ligj por kemi vlerësuar që të zgjatet afati prej 6 muajsh për mbledhjen e premiumeve dhe është caktuar data 1 korrik 2017 për nisjen e mbledhjes së premiumeve”, tha Mustafa.
Ai shtoi se pagesat për fondin do të ndahen në mënyrë proporcionale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, 3,5 për qind do të paguajnë punëmarrësit dhe 3,5 për qind punëdhënësit.
Kryeministri Mustafa tha se në të ardhmen Qeveria e tij do të fokusohet në kalimin nga investimet infrastrukturore në investime në shëndetësi dhe arsim./Arbresh.info.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit