Me rastin e 11 vjetorit të ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram urimi:
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot, bëhen 11 vite nga ratifikimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo ditë është prej ditëve më të rëndësishme për Kosovën. Më 9 Prill 2008, Kosova u radhit si shumë shtete të zhvilluara që ta bëj respektimin e të drejtave të njeriut, garantimin e paqes dhe demokracisë si vlera themelore të njerëzimit.
Kushtetuta është akti më i lartë politik dhe juridik i vendit tonë, garantues i të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky dokument është një akt politik për të ndërtuar dhe zhvilluar një shtet të drejtë dhe demokratik, dhe ky dokument i dha jetë pavarësisë së Kosovës.
Institucionet tona duhet çdo ditë të punojnë në zbatimin dhe implementimin e këtyre akteve ligjore, që Kosova të ecë krahas shumë vendeve perëndimore.
Poashtu, sot ne kujtojmë të gjithë ata që punuan në hartimin e Kushtetutës, veçanërisht kujtojmë të gjitha ato gjenerata që u flijuan për këtë ditë dhe nuk janë më në mesin tonë.
Shteti i së drejtës duhet të jetë mision i të gjithë neve dhe realizimin e këtij definicioni duhet ta mundësojmë të gjithë bashkërisht që të kemi një shtet demokatik dhe të përparuar.
Kurti dhe Bislimi mirëpresin diplomatët për të diskutuar zba...
Gjykata veçon procedurën ndaj Xhelal Sveçles
Pacolli-Dalipi deklarohet e pafajshme para trupit gjykues
PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për ...
Avokati i Pacolli-Dalipit kundërshton seancën pa praninë e S...
Sveçla nuk shkon në gjykatë, avokati i tij thotë se është me...