Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pritet që shumë shpejt të kthehet nga Gjermania, ku është trajtuar pas problemeve shëndetësore prej dy muajve.
“Kemi informacione që gjendja e tij shëndetësore është pozitive. Është çështje ditësh, as javësh më jo, që ai do t’i kthehet punës sepse aq shumë i duhet LDK-së dhe vendit”, ka thënë deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, njofton Klan Kosova.
“Kemi pasë raport të përditshëm për të gjitha proceset, por prezenca fizike flet shumë. Është çështje ditësh kur ai do t’i kthehet jetës publike edhe akademisë. Me kapacitetin tij të plotë do t’i duhet edhe pak kohë, por do të jetë gatshëm.”.
Selmanaj ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme në LDK, që pritet të mbahen sipas kalendarit të rregullt.
Ai ka thënë se nuk ka favorit dikë që mund të vinte në krye të partisë, por që ka theksuar se numri i kandidatëve që meriton të marrë këtë pozitë është dyshifror.
Abdixhiku për rezultatin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin t...
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...