Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës duhet ta refuzojë idenë e tregut të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Shkrimi i plotë i Mustafës:
Të dashur miq,
Kam thirrur sot në takim ministrat Enver Hoxhaj, Hykmete Bajrami dhe Mimoza Ahmetaj, drejtorin e Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ekspertët Petrit Gashi e Gazmend Qorraj, si dhe këshilltarët e mi të ekonomisë, ku diskutuam gjerësisht për propozimin e prezantuar në Samitin e Sarajevës për krijimin e një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Shqyrtuam të gjitha aspektet dhe argumentet ekonomike, politike dhe integruese që lidhen më këtë iniciativë, duke ndarë bashkërisht mendimin se një treg i tillë nuk është në interes të njëjtë të të gjitha vendeve ku pretendohej të shtrihej, dhe se Republika e Kosovës duhet ta refuzoj një ide të tillë.
Gjatë takimit, biseduam edhe për Marrëveshjen e CEFTA-s dhe vështirësitë që po hasin qytetarët e Kosovës në lëvizjen e lirë në rajon dhe më gjerë, ku ne duhet të angazhohemi edhe më shumë për tejkalimin e këtyre problemeve. Në këtë aspekt, Kosova është lider në qasjen e saj, duke shmangur pengesa artificiale, të cilat vijnë në shprehje tek disa prej shteteve tjera, përkundër se janë pjesë e CEFTA-s.
Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar në rrugën integruese në BE dhe do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme, duke përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara, në këtë rrugë.
Por, Republika e Kosovës e konsideron të paqëlluar çdo lloj Unioni Doganor apo Tregu të përbashkët rajonal, i cili risjellë në opinion reminishenca të së kaluarës, të cilat nuk janë në interes të të gjitha vendeve.
Republika e Kosovës mbështet pa asnjë ekuivok bashkëpunimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, eliminimin e mëtejshëm të barrierave të të bërit biznes me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin e përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja, por të gjitha këto në kuadër të proceseve integruese në BE.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...