Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, nën patronatin e të cilit po mbahet manifestimi “Ditët e shqipes 2017”, tha se Beteja e Koshares përbën fillimin e luftës frontale për çlirimin e Kosovës kurse në aspektin ushtarak nxjerr në pah përdorimin e aftësive të larta dhe shkathtësive taktike në luftë kundër një armiku numerikisht shumë më të madh dhe të armatosur, transmeton rtklive.com
“Partneriteti me SHBA dhe aleatët tjerë të NATO-s është garanci e realizimit të aspiratës tonë për të jetuar të lirë dhe për qenë të pavarur dhe për të vendosur vet për ardhmërinë tonë është garanci se Republika e Kosovës Forcën e saj të sigurisë do ta shndërroj në forcë të armatosur”, ka thënë Mustafa.
Ai tha se stabiliteti jonë ekonomik dhe buxhetor është garancia më e mirë se kemi stabilizuar financat dhe “shteti jonë ka krijuar parakusht për të financuar një ushtri moderne që do të të partnere e aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake të botës”.
Tutje, kryeministri Mustafa tha se Kosharja ishte dëshmia më e qartë e unitetit të UCK-së dhe këtë rol historik e ka luajtur brigada 138 që më vonë mori emrin e strategut Agim Ramadani.
“Gjithë ne sot krenohemi me veprat e gjithë heronjve të UCK-së. Po ashtu krenohemi edhe me luftëtarët e gjallë të kësaj brigade që janë pjesë e ndërtimit të institucioneve të Kosovës”, tha ndër të tjera Mustafa.
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...