Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një konferencë për media iu është kundërpërgjigjur deklaratës së kryepalamentarit Kadri Veseli i cili gjatë ditës e porositi LDK-në që mos t’i “fërkoj duart se mbaroj që 20 vjet”, shkruan arbresh.info.
Musfata në përgjigjen e tij ka thënë se askush nuk i fërkon duart për njerëzit e vet, sipas tij, Veseli po vepron me logjikën e SHIK-ut e jo të politikës.
“Është mirë që veseli të veproj tash mbi bazat e përgjegjesit e tij si kryetar i kuvendit dhe jo si shef i shik-ut sepse logjika e tij është si logjik e shik-ut e jo logjik e politikës sepse askush nuk i fërkon duart për njerëzit e vet që të shkojnë në gjykatë as për njerëzit e Kosovës por nëse dikush ka bërë krime ai duhet ti fërkoj duart e veta jo duart e LDK-së”, është shprehur Isa Mustafa.
Këto komente i bëri pasi që Kadri Veseli gjatë ditës pati një porosi për LDK-në.
“Kam një si lloj ftese për LDK-në. Mos t’i fërkojë duart se maroj që 20 vjet. S’ka me na gjetë asgjë, as prej Gjykatës Speciale. Edhe një herë, le të bëhet gati kadaldale shkojmë në zgjedhje me reformë zgjedhjesh, se kot bën VAN, VLAN e kot po i bën”, deklaroi Veseli./Arbresh.info.

Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP