Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të kryesuar nga nënkryetari Migjen Shala.
Në takim ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Agim Krasniqi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, u diskutua lidhur me vështirësitë ligjore për realizimin e pagesave të pensioneve të veteranëve luftëtarë për muajin gusht dhe muajt në vijim.
Kryeministri Mustafa i njoftoi përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, se pengesat për pagimin e pensioneve ndërlidhen me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Buxhetin, të cilin duhet ta bëjë Kuvendi i Kosovës, ndërkaq janë evidente zvarritjet në konstituimin e Kuvendit.
“Sa u përket fondeve, ato do të sigurohen me rishikim të Buxhetit, dhe veteranët do të realizojnë plotësisht të drejtat e tyre në pensionet që u takojnë, të cilat do të paguhen në mënyrë retroaktive”, tha kryeministri Mustafa.
Gjatë takimit është dakorduar që shuma e mbetur prej 1.7 milion euro në buxhetin e kategorisë së veteranëve të shpërndahet proporcionalisht dhe pagesa sipas kësaj shpërndarje të bëhet menjëherë.
Gjithashtu kryeministri Mustafa, ka njoftuar përfaqësuesit e veteranëve se janë në përfundim procedurat për fillimin e punës së Komisionit për kategorizimin e veteranëve luftëtar dhe se puna e këtij Komisioni do të fillojë javën e ardhshme./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...