Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të LDK-së Shpejtim Bulliqi i cili ka thënë se për liderët e vendit tanë, treni “rus” i nisur nga Beogradi, do të arrinte në Kaçanik, e që sipas tij arritën ta ndalnin vetëm miqtë e Kosovës.
“Sa për ata që lavdërohen për meritat se kush e ndali trenin, ai do të kishte mrri në Kaçanik, askush nuk nga ta se kish ndalë, por atë e bën miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha Shpejtim Bulliqi.
Ndërsa kryeministri Mustafa ka theksuar se është për t’u habitur kjo deklaratë e deputetit teksa ka shtuar se ky lajm do të ishte i mirë për Serbinë, por që lajmi i vërtetë (jo i mirë për Serbinë) është se treni nuk do ta kalonte kufirin, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Ishte nje deputet yni që, për habinë time, tha se të tjerët e ndalën trenin, sepse ai do të arrinte në Kaçanik. Unë ia ktheva se ky do të ishte lajm i mirë për Serbinë, por se lajmi i vertetë (jo i mirë për Serbinë) është se treni nuk do ta kalonte kufirin. Të njëjtit deputet (që akoma vazhdon të thotë se është në LDK) edhe Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...