Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me atë se kush janë aleatët e tij për Republikën e Tretë, për të cilën kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes një postimi në “Facebook” i ka kërkuar sqarime.
Kurti i pyetur për këtë deklaratë tha se nuk ka kohë që të merret me deklaratat e të tjerëve, por që sipas tij ata duhet t’i sqarojnë vet deklaratat e tyre.
“Republika e Kosovës është para një referendumi gjithëpopullor ku numri 127 është dalje nga kriza e shumëfishtë. Nuk mund të jap shpjegime për deklaratat e të tjerëve, ata duhet t’i japin vet”, tha Kurti, pas homazheve tek vendi ku janë vrarë aktivistët e VV-së, Mon Balaj e Arben Xheladini 14 vjet më parë në një protestë të organizuar kundër Pakos së Ahtisarit.
Kreu i LDK-së Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka shpallur pavarësinë së bashku me ShBA-në dhe partnerët evropian, ndërsa ka kërkuar nga Kurti të sqaroj se kush janë parterët e tij për Republikën e Tretë.
“Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë”, ka shkruar Mustafa./
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...