Kryeminisrtri i Kosovës Isa Mustafa, njëherësh lider i LDK-së i ka dalë në mbrojtje ministrit të tij Haki Demolli për letrën alarmuese dërguar krerëve të shtetit, por nuk ka sqaruar se a do ta votojnë deputetët e LDK-së ligjin për formimin e ushtrisë së Kosovës.
“Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë partiake. Ministri i FSK-së, z. Haki Demolli ka qenë dhe është për transformimin e FSK-së në ushtri. Letra që ai e ka dërguar në adresë të Presidentit, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit, shpreh përgjegjësinë e tij si ministër për të njoftuar institucionet e larta shtetërore për qëndrimet dhe opinionet e partnerëve tanë strategjik lidhur me dhënien e rolit të ushtrisë FSK-së. Z. Demolli më ka njoftuar mua paraprakisht dje me bisedën me partnerët dhe unë e kam këshilluar që për të gjitha këto çështje të njoftojë edhe Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit. Edhe unë si Kryeministër i kam njoftuar me letrën që e kam marrë nga Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ditën kur është mbajtur debati në Kuvendin e Kosovës lidhur me FSK-në. I konsideroj të papranueshme, të papërgjegjshme dhe tendencioze sulmet e tilla ndaj ministrit Demolli si dhe nxjerrjen e letrave zyrtare në opinion për efekte politike”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Megjithatë, lideri i LDK-së nuk ka dhënë asnjë koment nëse ai dhe partia e tij do ta mbështesë me votë në Kuvend projektligjin për ushtrinë e Kosovës të cilin presidenti Hashim Thaçi e ka proceduar të martën në Kuvend tek Kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rasti...
Tragjedia në Vjenë, MPJD:Po koordinohemi me familjarët për k...
Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të v...
Gjobitet një firmë dhe punonjësi i saj për ndotje të rrugës ...
Abdixhiku reagon për vdekjen e tre kosovarëve në Austri: Dhi...
Kush është Esmail Khatib, zyrtari tjetër iranian që Izraeli ...