Kryeministri Isa Mustafa bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, në nderim të “Epopesë së UÇK-së”.
Kreu i ekzekutivit Isa Mustafa tha se vepra e familjes Jashari kapërcen kornizat e historive të tilla të flijimit për liri të vendit.
“Ne gjithë vlerësojmë se vepra heroike e komandantit legjendar Ademi Jasharit, Shaban e Hamëz Jasharit, Familjes Jashari, janë vepra që kapërcejnë kornizat e historive të tilla të flijimit të tillë për lirinë e vendit dhe për mbrojtje të pragut të shtëpisë. Është vepër që meriton respekt të veçantë të të gjithëve ne, dhe para se cilës të gjithë përkulemi”, tha Mustafa.
Pas homazheve kryeministri i Kosovës nuk e ka vizituar kullën e Jasharëve./arbresh.info
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku