Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj dhe Besian Mustafa, kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale aktgjykimin e fundit të Gjykatës Supreme lidhur me çështjen e arkave fiskale.
Në një deklaratë për media, deputeti Besian Mustafa tha se ai dhe kolegët e tij kanë përfshirë aktgjykimin në dosjen e kallëzimeve penale që LDK e ka dorëzuar që në muajin maj, duke theksuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrat e tij po qëndrojnë në pushtet në mënyrë jokushtetuese.
Ai theksoi se LDK ka dorëzuar kallëzime penale për të gjithë deputetët që mbajnë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe të ministrit në detyrë, gjë që, sipas tij, bie ndesh me rregullat kushtetuese.
“Dje gjykata supreme e ka nxjerr një aktgjykim, ne e kemi bashkangjitur në dosjen tonë të cilën e kemi dorëzuar në maj. Ata e kanë zaptuar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në mënyrë jo kushtetuese. Secili veprim i tyre në qeveri dhe ministri është jo i ligjshëm”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Defekt me energji elektrike në Trepçë, disa minatorë mbeten ...
Rusia po përdor listat e kërkimit të Interpolit për të godit...
Rinumërohen rreth 70% e votave
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...