Vetëvendosje në synimin ta krijojë vetë qeverinë po lë të kuptohet se mban shpresa se do t’i ketë edhe votat e LDK-së, të premtuara pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Mirëpo, një qëndrim më ndryshe e shfaqi kryetari i LDK-së Isa Mustafa në intervistën dhënë RTV21 pas seancës konstituive.
Ai ka lënë të kuptohet se Vetëvendosja veproi njëanshëm dhe pas asnjë njoftim, kur Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit.

“S’mund të them se është opsion real, sepse nëse veprohet në mënyrë të njëanshme, pa konsultime pa njoftime, atëherë s’ka kuptim që të jepen votat blanko”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se LDK, duhet t’i japë përgjigje votuesve të vet, në të kundërtën përgjegjësia mbetet tek Vetëvendosje.
“Në qoftë se ne e marrim bindjen, me të cilën i jepim përgjigjen votuesve tanë se kjo është zgjidhje, në rregull, nëse jo atëherë kjo mbetet çështje e përgjegjësisë së VV-së”, ka thënë Mustafa.
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos