Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në seancën që u mbajt sot në Kuvend, ka thënë se është e pamundshme që si të fillojë mandati i një Qeveria të punësohen 100 mijë e 200 mijë njerëz.
Ai duke folur për rishikimin e buxhetit ka thënë se kanë bërë disa ndryshime të vogla, por duke ruajtur bërthamën.
“Nuk kemi arritur t’i punësojmë as 100 mijë as 200 mijë, dhe askush nuk ka thënë se do t’i hapim në fillim të mandatit. Një Qeveri si t’ia fillon punës nuk ka mundësi t’i punësojë 100 mijë e 200 mijë njerëz se është jashtë realitetit. Ne kemi prezantuar para jush plotë ndryshimin e buxhetit, unë pajtohem me vërejtjet se ka qenë një buxhet i trashëguar dhe në fund të vitit nuk kemi pasur mundësi që t’i analizojmë të gjithë parametrat.
E kemi pranuar si të tille dhe qysh atëherë ai buxhet ka qenë i përcaktuar dhe projektet kanë qenë të kontraktuara dhe po ashtu kanë qenë detyrimet për paga dhe mëditje dhe si të tilla i kemi pranuar bashkërisht. Ne kemi bërë përpjekje t’i bëjmë disa ndryshime, që nuk mund të them se do t’i plotësojmë të gjithë ambiciet zhvillimore”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thënë se mund ta rrisin buxhetin, por duhet të rriten tatimet dhe varfërohen qytetarët.
“Tani shtrohet pyetje pse buxheti nuk është më i madh, buxheti mund të rritet nëse i rrisim normat tatimore, por kemi problem se e varfërojmë qytetarin, prandaj është rrezik. Ne kemi konstatuar se pjesëmarrja në tatime është rreth 30 për qind që siguron këto të hyra, në qoftë se rrisim duhet mund të bëhet përmes borxhit publik, por jo të marrim borxh, por në momentin që këtu në Kuvend përcaktohem.
Në qoftë se kemi bërë ndryshime tani, ne kemi bërë ndryshime cilësore të shpenzimet për mallra dhe shërbime, por jo edhe për investime kapitale. Në qoftë se kemi bërë ndryshime, pagat dhe mëditjet i kemi ruajtur dhe transferet sociale, ato nuk preken deri në fund të vitit”.
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...
MMPHI në gatishmëri për reshjet e borës, nis kriposja dhe pa...
Berisha uron Krishtlindjen: Le të festojmë me besim dhe shpr...
KQZ e ndalon votimin familjar, thotë se është vepër penale